Balkan Anarchist Bookfair 2025

E enjte, 15 May to E djelë, 18 May

Panairi Ballkanik Anarkist i Librit – BAB2025

Short url: 

https://squ.at/r/arh9

PANAIRI BALLKANIK I LIBRIT ANARKIST 2025, SELANIK, 15-18 MAJ – THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRJE

Më 7 korrik 2024, gjatë asamblesë së përgjithshme të pjesëmarrësve të Panairit Ballkanik të Librit  Anarkist (BAB) në Prishtinë, u propozua që panairi i ardhshëm të mbahet në Selanik. Kolektivët dhe individët nga Selaniku që ishin të pranishëm në asamble kërkuan dhjetë ditë për ta shqyrtuar këtë ide dhe për t’u përgjigjur. Pas një takimi të kolektivëve të Selanikut që janë kishin përvojë me BAB dhe me rrjetin Balkan Solidarity, përgjigja në fund ishte – po: Edicioni i 17-të Panairit Ballkanik të Librit Anarkist do të zhvillohet në Selanik, nga 15 deri 18 maj 2025 (e Enjte – e Diel). Gjithashtu u vendos që asambleja organizative të formohej pas një thirrjeje të drejtuar të gjitha kolektivëve të Selanikut, por edhe kolektivëve të qyteteve të tjera (Athinë, Janinë) që kanë ishin më herët pjesë e BAB dhe në rrjetit Balkan Solidarity.

Panairi Ballkanik i Librit Anarkist nuk ka qenë asnjëherë i limituar vetëm në libra. Ne e kemi parë gjithmonë si një mjet që forcon kolektivët, organizatat, marrëdhëniet dhe rrjetet tona në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe një hapësirë ku shkëmbejmë idetë, bëjmë plane, si dhe përbashkojmë praktikat dhe mënyrat e organizimit, shkëmbejmë përvojat mbi përpjekjet e ndryshme dhe mbi pjesëmarrjen në lëvizjet e ndryshme shoqërore. Në shtator të vitit 2024, gjatë një asamblesë të përbashkët me të gjithë kolektivët e qytetit të Selanikut që iu përgjigjën ftesës për të qenë pjesëmarrës në kuvendin organizativ, vendosëm që të provojmë e ti mbledhim sa më shumë shoqe e shokë nga i gjithë Ballkani që, në mënyrë të organizuar, ti diskutojmë marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet tona në mënyrë që të jemi në gjendje të propozojmë veprime konkrete rreth betejave dhe veprimeve tona të përbashkëta. Jemi pajtuar që si pjesë të agjendës së BAB2025 ti kemi temat që janë diskutuar në panairet e Lubjanës dhe Prishtinës (2023 dhe 2024) rreth të cilave tashmë filluam të krijojmë grupe të ndryshme punuese.

Gjithashtu ramë dakord që aksioni ynë i parë i përbashkët do të ishte pjesëmarrja e Selanikut në ditët e aksionit kundër luftës kundër militarizmit dhe nacionalizmit, të mbajtur në tetor të 2024, gjë që u vendos gjatë asamblesë së BAB në Prishtinë. Kështu, një event i hapur u mbajtë në një shesh në një lagje të klasës punëtore në Selanik me pjesëmarrjen e anarkistëve nga Tel-Avivi, kundërshuesve të ushtrisë dhe shërbimit ushtarak, si dhe u mbajtë një demonstatë në qendër të qytetit, me moton qendrore “Luftoni luftën jo luftërat”.

Temat e BAB 2025

Agjenda fillestare e BAB 2025, mbi të cilat u pajtua gjatë asamblesë në shtator 2024, përfshin temat e mëposhtme, për të cilat janë ngritur grupet përkatëse punuese që të merren me përgatitje të diskutimit:

– Kapitali, shteti, lufta dhe përgjigjja anarkiste,
– Shtypja gjinore, rezistenca ndaj patriarkatit, dhe feminizmi anarchoqueer,
– Kufijtë, migrimi, rezistenca ndaj “Kështjellës Evropë”,
– Kriza klimatike, Kapitalizmi dhe Përpjekjet për Tokë dhe Liri,
– Të burgosur anarkistë dhe solidariteti,
– Skuatët anarkistë dhe qendrat sociale autonome,
– Media anarkiste, infrastruktura botuese, arkivat e lëvizjes.

Pas propozimit të kolektivëve nga Selaniku dhe Athina, u shtua edhe një temë tjetër shtese:
– Edukimi libertarian/vetë-edukimi.

Lista është e hapur edhe për propozime të tjera. Gjithashtu, përveç temave të përbashkëta, do të ketë prezantime, workshope, koncerte, ekspozita, shfaqje, takime/ushtrime sportive dhe një proteste antikapitaliste, antishtetërore dhe internacionaliste kundër luftës. Ju mund t’i dërgoni propozimet tuaja në: bab2025[at]riseup[dot]net

Grupet koordinuese dhe grupet punuese

Për sa i përket temave, e pamë si jo-produktive që të përpiqeshim të krijonim tekste të përbashkëta dhe të homogjenizuara nga nëngrupet përkatëse, që do ti përmbledhnin pozicionet në një mënyrë që nuk do ti shpërfaqte dallimet, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet që e dimë se ka mosmarrëveshje.

Ne besojmë fuqimisht se pikat e përbashkëta të analizës dhe veprimit mund të gjenden më së miri në momentin që kemi reflektim dhe diskutim rreth çështjeve që nuk pajtohemi, me respekt të ndërsjetllte dhe me qartësi. Kështu, ne propozojmë krijimin e grupeve koordinuese për tema të ndryshme të cilat do të sigurojnë që:

  1. ngjarjet e organizuara do të paraqesin të gjitha qëndrimet e ndryshme politike në mënyrë të drejtë, të qartë dhe të barabartë dhe me pjesëmarrjen sa më të gjerë të mundshme të folësve nga të gjitha gjeografitë e Ballkanit,
  2. të ketë kohë të mjaftueshme për diskutim,
  3. pozicionet kryesore të prezantuesve do të postohen para datës së mbajtjes të Panairit të Librit Anarkist Ballkanik, të përkthyera në gjuhën Angleze, në faqen e BAB2025.

Përveç këtyre grupeve koordinuese, janë krijuar edhe disa grupe punuese tjera për të koordinuar çështjet e fjetjes, ushqimit, qasjes, aktiviteteve të fëmijëve, menaxhimit të faqes në internet, përkthimit, printimit, aktiviteteve kulturore, pikës informuese, etj. Asambleja organizative do të ofrojë ndihmojë pjesëmarrësve që i’u nevojiten viza për të hyrë në Greqi , si dhe do të provoj që të kontribuojë financiarisht në shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve që nuk mund ti përballojnë shpenzimet vetë.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni bab2025[at]riseup[dot]net

Ftesat e grupeve të koordinimit për temat politike, si dhe njoftimet e grupeve të punës, do të dërgohen gradualisht në listën e Solidaritetit Ballkanik dhe do të postohen gjithashtu në faqen https://bab2025.espivblogs.net/

Në këtë thirrje fillestare për BAB2025 ne po e përfshijmë edhe kornizën e përgjithshme për diskutim,  të propozuar nga grupi koordinues përkatës për secilën temë politike:

Kapitali, shteti, lufta dhe përgjigjet anarkiste

Ne jemi dëshmitarë që lufta të normalizohet, ndërkohë që nuk kemi arritë që të ndërtojmë një lëvizje internacionaliste, antikapitaliste, kundër luftës. Mungesa e një ndërhyrjeje koherente, orientuar ndërkombëtarisht, nga ana e lëvizjes anarkiste/anti-autoritare kundër kësaj të tashme dhe të ardhmeje distopike mund të jetë indikator i faktit që ne kemi hyrë në një epokë të re, dhe që mjetet analitike të së shkuarës nuk janë më të përshtatshëm që ta interpretojnë atë. Nuk kemi të bëjmë as me botë bipolare të Luftës së Ftohtë, as botë unipolare të dominuar nga Perëndimi që e pasoi atë, por me një sistem të ri botëror në proces të formimit, që është duke ndërtuar aleanca pushteti dhe duke shkatërruar jetët, shoqëritë dhe rajonet e tëra në një mjedis global krizash dhe ‘krizash’.

Shtypja gjinore, rezistenca ndaj patriarkatit dhe feminizmi anarkoqueer

Ne e kuptojmë patriarkatit si pjesë përbërëse të Shtetit dhe Kapitalit që megjithatë ruan autonominë e tij relative si një sistem pushteti në jetën tonë. Në vitet e fundit, çështja gjinore tanimë është bërë pjesë e diskursit dhe sferës publike, tek pasi që incidentet e dokumentuara të dhunës gjinore – që nga femicidet e deri tek sulmet dhe vrasjet e njerëzve queer – janë rritur me shpejtësi dhe në mënyrë flagrante, ndërsa në të njëjtën kohë të drejtat tona riprodhuese janë vazhdimisht duke vënë në rrezik nga politikat shtetërore dhe retorika fetare. Rritja e nacionalizmit sjell rritje të konservatorizmit institucional: trupat tanë reduktohen hem në objekte dhune e hem në makina riprodhuese për të ushqyer orekset e pangopura të militarizmit dhe luftës. Në një gjendje të tillë, nevoja për ti kolektivizuar betejat dhe projektet tona në një nivel transnacionale i tejkalon specifikat e çdo lokaliteti dhe na thërret të shkrijmë këndvështrimet dhe ti pëbashkojmë veprimet tona.

Kufijtë, migrimi, dhe rezistenca ndaj “Kështjellës Evropë”

Prej disa kohësh kemi parë që politikat kundër imigracionit po zënë gjithnjë e më shumë vend në diskursin publik. Retorika kundër emigracionit ka fuqinë jo vetëm për të rrëzuar qeveritë, por edhe për të formësuar vetë pikëpamjen ndaj vetë jetës njerëzore si dhe at se sa vlenë ajo jetë. Ndërkohë që shtetet përfshihen në konkurrencë të ashpër ndërmjet tyre dhe janë të shtyrë drejt luftërave të reja, racizmi tradicional “Kështjellës Evropës” (d.m.th., politikat e ‘integrimit’ të migrantëve si një forcë punëtore e nënvlerësuar) po transformohet në politika të çnjerëzimit dhe shfarosjes. Në kohë kur një pjesë gjithnjë e më e madhe e popullsisë po konsiderohen si e shpenzueshme, ne si lëvizje duhet të analizojmë dhe ti kundërshtojmë këto politika, të zhvillojmë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për të krijuar komunitetet e përbashkëta të rezistencës ndërmjet vendasve dhe emigrantëve.

“Kriza klimatike”, kapitalizmi dhe lufta për tokë dhe liri

Kriza klimatike, kryesisht për shkak të aktivitetit njerëzor, është tashmë një nga problemet më të rëndësishme të kohës sonë. Viteve të fundit ka pasur një zhvatje të paprecedentë të burimeve natyrore. Në gjeografi të ndryshme anembanë Ballkanit, fatkeqësitë në shkallë të gjerë po ndodhin gjithnjë e më shpesh, ndërkohë që edhe intensiteti i tyre është në rritje.

Malet po shkelen, pyjet po shpyllëzohen, lumenjtë po ndoten dhe projekteve katastrofike po i’u jepen lejet mjedisore brenda natës, e gjithë kjo në emër të progresit të gjelbër. E kundër këtij modeli të zhvillimit dhe përfitimi të vazhdueshëm që nuk respekton ekosistemet dhe jetën në tërësi, është më se urgjente të vendosim kushtet tona dhe propozimet tona për një jetë ekologjike që ia vlen të jetohet.

Të burgosur anarkistë dhe solidariteti

Ne i detyrohemi që të jemi në solidaritet të plotë me ata që janë të burgosur për veprimtarinë e tyre politike dhe/ose për shkak të identitetit të tyre. Ky grup diskuton dhe koordinon praktikat e mbështetjes për të burgosurit politikë në Ballkan dhe adreson mangësitë organizative.

Skuatët anarkistë dhe qendra sociale autonome

Në kontekstin e krizës kapitaliste dhe represionit intensiv, ne jemi dëshmitarë të nënshtrimit të qyteteve tona ndaj biznesit të turizmit dhe duke akomoduar gjithnjë e më shumë aktivitete për profit. Kjo është një formë e mbylljes së hapësirës publike, që zhvendos njerëzit nga qytetet. Skuats po ashtu po mbylllen nga autoritetet si dhe gjithnjë po bëhet më e vështirë për të siguruar kushtet tona materiale të ekzistencës për qendrat sociale. Megjithatë, ekzistenca e qendrave sociale është jetike për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të solidaritetit midis njerëzve që përpiqen të marrin frymë në një botë mbytëse. Ne e konsiderojmë të nevojshme takimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe mendimeve në projekte të tilla, si dhe krijimin e rrjeteve mbi bazën e mbështetjes reciproke.

Media anarkiste, infrastruktura shtypi dhe botuese, arkivat e lëvizjeve sociale

Në kontekstin aktual të një krize kapitaliste të shumanshme dhe represionit intensiv, ekzistenca dhe forcimi i infrastrukturave të lëvizjes (anarkiste, antiautoritare, të vetëorganizuara) është jashtëzakonisht e rëndësishme. Më konkretisht, qëllimi i BAB2025 është të nxjerrë në pah dhe të mbështesë projekte botuese, shtypshkronja, media kundërinformative, arkiva të lëvizjeve sociale, stacione radio të vetëorganizuara, si dhe infrastruktura dixhitale dhe hacklab nga gjeografitë e Ballkanit.

Arsim/vetedukimi libertarian

Në një shoqëri kapitaliste, patriarkale, raciste, fëmijët romë, refugjatë dhe emigrantë po margjinalizohen dhe përjashtohen nga sistemi arsimor publik. Ne njohim autonominë e fëmijëve dhe fëmijërisë dhe përpiqemi të bashkëjetojmë dhe komunikojmë me ta përmes marrëdhënieve të barabarta, duke ndërtuar dhe riprodhuar kulturën kolektive me të cilën duam të jetojmë. Ne e konsiderojmë thelbësor shkëmbimin e përvojave për vetëorganizimin dhe krijimin e strukturave arsimore, qofshin këto projekte për fëmijë apo kolektivë të vetë-edukimit të të rriturve.

BAB2025 nuk ekziston vetëm gjatë katër ditëve të majit 2025, është një proces i vazhdueshëm!

Për momentin, shteti po shkelë kontratën shoqërore dhe po tërhiqet plotësisht nga detyrimet ndaj shoqërisë, duke u kufizuar në rolin e policit, shtypësit dhe rojes së burgut dhe duke u shërbyer ashqiare interesat e tregut. Parlamentarizmi, gjoja një mënyrë për të ushtruar presion për të arritë përfitime të reja shoqërore ose për të mbrojtur të drejtat e vjetra shoqërore dhe klasore, është duke rënë si model, pasi fuqitë e sotme po më shumë po mbështeten në frikën e njerëzve për riprodhimin e pushtetit të tyre, dhe më pak tek premtimet zgjedhore për një të ardhme më të mirë. Sistemi botëror i shfrytëzimit duket i gatshëm të përfshihet në një seri të pafund luftërash, duke kërkuar një ekuilibër të ri përmes shkatërrimit dhe përfitimit më kapitalist. Ndërkohë, vërehen shenja të një krize reale, të krizës mjedisore, e cila lë në hije të gjitha ‘krizat’ e tjera të njëpasnjëshme të viteve të fundit.

Vetëorganizimi nuk është më vetëm një slogan por është një domosdoshmëri shoqërore. Këto muaj deri në datën e mbajtjes së Panairit në Selanik, paraqesin një proces fermentimi për ideve tona të përbashkëta dhe të krijimit të vendtakimi të përbashkët për organizimin e solidaritetit, rezistencës dhe luftës. Një vend ku mosmarrëveshjet do të përballen me vëmendje, respekt dhe mirëkuptimin të ndërsjellë, ku do të ndajmë dhe do të ribëjmë, ku pasuria, bukuria dhe vitaliteti i ideve dhe praktikave anarkiste do të shkrijë indinjatën, intolerancën dhe çnjerëzimin: Një mijë trëndafila të zinj kundër dorëheqjes dhe kanibalizmit shoqëror.

Një moto e vjetër thotë: “Le të luftojmë për të pamundurën përpara se të përballemi me të pa paramendueshmën”. Epo, e pamendueshmja është tashmë këtu, utopia nuk duket më e pamundur. Është i vetmi opsion realist që ka mbetë.

Ftesat e detajuara të grupeve koordinuese, si dhe informatat rreth asambleve të përgjithshme, procedurat dhe grupet e punës do të bëhen publike në javët në vijim. Ju kërkojmë ta përktheni këtë thirrje në gjuhët tuaja, ta publikoni në platformat tuaja mediatike dhe ta publikoni përmes kanaleve dhe rrjeteve tuaja të komunikimit.

Asambleja Organizative BAB2025, Dhjetor 2024

https://bab2025.espivblogs.net/

Date & Time: 

E enjte, 15 May, 2025 (All day) to E djelë, 18 May, 2025 (All day)

Is this a callout or mobilisation?: 

  • international callout

Category: 

  • book shop/info shop/library
  • course/workshop
  • discussion/presentation
  • meeting

Libri anarkist ballkanik u pranua për herë të parë në vitin 2003 në Lubjanë, Slloveni dhe që atëherë është organizuar në të gjithë Ballkanin - në gjeografitë e Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Greqisë dhe Rumanisë. Koncepti i BAB nuk ishte kurrë vetëm për librat.

categories: 

  • action/protest/camp / book shop/info shop/library / discussion/presentation / meeting