Balkan Anarchist Bookfair 2024

E premte, 5 July to E djelë, 7 July

Panairi Ballkanik Anarkist i Librit – BAB2024

Short url: 

https://squ.at/r/a73g

Thirrje për pjesëmarrje: Panairi Ballkanik Anarkist i Librit – BAB2024

Me shumë kënaqësi dhe entuziazëm ju njoftojmë se edicioni i 16-të i Panairit Ballkanik Anarkist të Librit (Balkan Anarchist Bookfair – BAB2024), për herë të parë, do të mbahet në Prishtinë, nga data 5 deri më 7 korrik 2024. Ky panair nuk është thjesht një platformë për promovimin e librave, por edhe mundësi për të shkëmbyer ide dhe informata, për të krijuar nisma të reja dhe për të përforcuar organizatat anarkiste të rajonit. Për më shumë se 20 vjet, ky panair është dëshmi e përkushtimit tonë kolektiv për solidaritet, rezistencë dhe bashkëpunim përtej kufijve artificialë të Ballkanit.

BAB-i i këtij viti organizohet në kohë vendimtare për të gjithë ne. Në kohë që kapitali është duke e përjetuar krizën e tij ciklike të akumulimit, zjarret e luftës po ndizen anembanë globit duke na vënë në prag të një lufte botërore, e ndërkohë që fashizmi, në formën e tij klasike, është rishfaqur dhe po merr hov përsëri. Çdo ditë e më shumë, shtetet po militarizohen dhe popullata po vëhet nën vëzhgim dhe kontrollë më të rreptë, komunitetet po shkatërrohen, solidariteteti po shpërbëhet, e çdo lloj disidence po shtypet. Kësisoji, kapitali ka rrugë të lirë për tu zgjeruar drejt burimeve të reja për eksploatim.

Kjo është po ashtu e vertetë për Ballkanin. Ne jemi dëshmitarë të rritjes së vazhdueshme të militarizimit të shteteve të Ballkanit që rregulisht blejnë armë e teknologji të reja, si dhe kanë plane të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Shtuar kësaj, nën maskën e interesit kombëtar dhe përmes diskursit nacionalist e racor, shtetet çdo ditë e më shumë janë duke përdorë metoda shtypëse kundrejt popullatave, nga të cilat më së shpeshti pësojnë pakicat etnike, sociale e ato politike. Pushteti politik është centralizuar edhe më tej, represioni politik po bëhet më prezent, ndërsa organizatat politike janë shëndrruar në struktura impotente nëpërmjet OJQ-izimit të tyre, gjë që reflekton logjikën neoliberale që tanimë depërtoj në çdo pore të jetës politike, sociale e kulturore.

Në të njëjtën kohë, patriarkati, kjo pjesë përbërëse e kapitalizmit eksploatues e shtypës, krijon një mjedis gjithnjë e më armiqësor, si në sferën publike ashtu edhe në atë private, veçanërisht për gratë dhe komunitetin LGBTQI+, që çdo ditë përjetojnë sulme fizike e vrasje, si dhe përpjekje për të kontrolluar trupat e tyre. E njëjta logjikë patriarkale sjell edhe esktremizmin fetar dhe konservatizmin nacionalist, që si dy ide konservative, qëndrojnë në antagonizëm të rremë me njëra tjetrën ndërkohë që vetëm sa e përforcojnë patriarkatin.

Në nivel ndërkombëtar, Ballkani luan një rol të rëndësishëm në politikën globale. Manovrat gjeopolitike të NATOs dhe Federatës Ruse e mirëmbajnë ndikimin e drejtpërdrejtë të tyre në rajon. Njëkohësisht, reformat neo-liberale tanimë i dhanë qasje kapitalit ndërkombëtar, veçanërisht atij nga BE-ja, Turqia e Kina, dhe i dhanë kontroll mbi të gjithë infrastrukturën publike thelbësore. Dhe ndërsa Ballkani është i ndërlidhur me tregjet eksploatuese ndërkombëtare, tani gjithashtu bëhet pjesë përbërëse e kontrolit të popullatave dhe lëvizjës së tyre për hirë të qendrave të kapitalit. Ballkani tashmë është duke e ndryshuar rrolin nga zona kufitare e të ashtuquajturës “Bastioni Evropian”, në një kullë paraje në kontrollin e lëvizjsës së migrantëve, sikurse në rastin e Shqipërisë që është në proces të themelimit të qendrës së mbajtjes për migranta që kanë destinacion Italinë.

Ne si anarkistë, gjithnjë e kemi treguar gaditshmërinë tonë për t’u organizuar përtej kufijve, për të krijuar struktura të solidaritetit dhe për të gjetur mënyra për t’i rezistuar shtypjes. Edhe tani, duke u ballafaquar me sfidat e lartpërmendura, ne përsëri duhet ta gjejmë forcën dhe të krijojmë mënyra për t’iu përgjigjur këtyre strukturave shtypëse.

Rrjedhimisht, edhe këtë vit, si edicionet e mëparshme të BAB-it , u bëjmë thirrje shtëpive dhe iniciativave botuese anarkiste, si dhe të gjitha lëvizjeve, grupeve dhe individëve anarkist dhe antiautoritar të gjeografive të Ballkanit, dhe përtej, që të planifikojnë pjesëmarrjen e tyre në BAB2024 në Prishtinë. Mirëpresim të gjithë të interesuarit dhe grupet që të bashkohen në procesin e organizimit të panairit.

Për informacione, pyetje dhe propozime të mëtejshme, na kontaktoni në bab2024@riseup.net ose vizitoni https://bab2024.espivblogs.net/

Asambleja e Panairit Ballkanik Anarkist të Librit, BAB2024

Date & Time: 

E premte, 5 July, 2024 (All day) to E djelë, 7 July, 2024 (All day)

Is this a callout or mobilisation?: 

  • international callout

Category: 

  • book shop/info shop/library
  • discussion/presentation

email: 

Libri anarkist ballkanik u pranua për herë të parë në vitin 2003 në Lubjanë, Slloveni dhe që atëherë është organizuar në të gjithë Ballkanin - në gjeografitë e Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Greqisë dhe Rumanisë. Koncepti i BAB nuk ishte kurrë vetëm për librat.

categories: 

  • action/protest/camp / book shop/info shop/library / discussion/presentation / meeting