Balkan Anarchist Bookfair 2023

E premte, 7 July to E djelë, 9 July

Balkan Anarchist Bookfair 2023

Short url: 

https://squ.at/r/94zn

Thirrja e parë e drejtuar lëvizjes anarkiste ndërkombëtare për pjesëmarrje në Panairin e Librit Anarkist Ballkanik 2023

20 vjet të Panairit të Librit Anarkist Ballkanik: Përtej mureve të nacionalizmit dhe luftës!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Panairi i ardhshëm i Librit Anarkist Ballkanik (BAB – Balkan Anarchist Bookfair) do të mbahet nga data 7 deri më 9 korrik 2023 në Ljubljanë, Slloveni, vendim ky që është marrë nga kuvendi i përgjithshëm i BAB që u mbajt më 24 -26 qershor 2022 në Cluj të Rumanisë (deklarata e plotë e kuvendit mund të lexohet këtu).

Ky do të jetë edicioni i 15-të i BAB, i cili po ashtu shënon 20 vjetorin e fillimit të panairit të mbajtur me në Lubjanë në vitin 2003. Më pas panairi është përhapur në shumicën e lokacioneve gjeografike në Ballkan (në gjeografitë e Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnje dhe Hercegovinës , Maqedonisë, Greqisë, Rumanisë) dhe tani kthehet sërish në qytetin fillestar, për herë të parë që nga vitit 2013, atëherë kur ishin nikoqirë për herë të fundit.

Ky përvjetor është mundësi për të organizuar një mbledhi të fortë ndërkombëtare e anarkiste– një kuvend ku mund të trajtojmë çështje të rëndësishme të kohës sonë, në mënyrë kolektive dhe me një perspektivë organizimi dhe lufte në të ardhmen. BAB-i për ne, si koncept, asnjëherë nuk ishte aktivitet që ka të bëjë vetëm me librat. Për ne ai ishte gjithmonë mjet për forcimin e marrëdhënieve, grupeve, organizatave dhe rrjeteve tona në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Ne e kuptojmë atë si një hapësirë ku shkëmbejmë idetë, analizat, këndvështrimet tona dhe përballim praktikat tona, modelet e organizimit dhe përvojat e përpjekjes, flasim për pjesëmarrjet tona në lëvizjet shoqërore dhe të mishërimit të ideve tona nga ato lëvizje. Të gjitha këto i bëjmë me synimin për të formësuar propozime konkrete për hapat e ardhshëm që mund të na ndihmojnë të trajtojmë sfidat me të cilat përballen lëvizjet dhe shoqëritë tona në kontekstin e realiteteve politike, ekonomike dhe sociale, si dhe atë të potencialit revolucionar.

Gjendja e sotme globale vazhdon ti konfirmoj analizat tona të mëhershme si dhe po i jep urgjencë agjendës sonë politike për ndryshime radikale shoqërore. Është e qartë se sistemi kapitalist – i bazuar në skllavërim, shfrytëzim, dominim dhe në bashkedyzim me llojet e tjera të shtypjeve si racizmi dhe nacionalizmi, patriarkalizmi dhe seksizmi – po shkatërron jetët, shoqëritë dhe mjediset tona. Të gjitha krizat e fundit, rritja e vazhdueshme e sulmit të kapitalit kundër klasave popullore, radikalizimi i shtypjës policore dhe i dhunës shtetërore, dhe së fundi, militarizimi dhe lufta, pohojnë deklarimin tonë se kapitalizmi është krizë. Është e qartë se privilegjet e klasave sunduese, grabitja e pasurisë së përbashkët, hierarkitë ekzistuese si dhe vetë sistemi mund të mbijetojnë dhe të riprodhohen vetëm nëpërmjet forcës brutale dhe dhunës. Nga kjo ne mund ta zgjerojmë lehtësisht deklaratën e mëparshme: kapitalizmin është luftë.

Ballkani, me gjithë kontekstin e tij specifik, nuk ndryshon në këtë aspekt. Ballkani përjetoi luftëra me të gjithë brutalitetin e tyre, përjetoi nacionalizmin dhe tranzicionin në ekonominë kapitaliste në ish-Jugosllavi, u detyrua të shndërrohej në një laborator të politikës neoliberale (siç u pa qartë në Greqi gjatë kohës së krizës ekonomike nga viti 2008 deri në 2012), po shpërfaq rezultate vdekjeprurëse të regjimeve kufitare dhe politikës migratore evropiane, dhe përjeton tjetërsimin dhe individualizimin shoqëror të shprehur më së shumti në praktikat e kanibalizmit social.

Mund të shohim reagime të ndryshme ndaj këtij realiteti: që nga ngritja reaksionare e të djathtës ekstreme popullsite, nacionaliste e fashiste, shpërthimet e vazhdueshme të trazirave në të katër anët e botës, lëvizjet keq të artikuluara dhe të të paorganizuara të krijuara nga mosbesimi i plotë në përfaqësimin politik dhe institucionet shtetërore, deri tek momente revolucionare progresive si ato të revoltës së vazhdueshme në Iran apo procesit revolucionar shoqëror në Kurdistan. Lëvizja anarkiste po përpiqet të ndërhyjë jo vetëm në reagimet ndaj krizave kapitaliste të lartpërmendura, por edhe në realitetin shoqëror në përgjithësi. Analizat dhe artikulimet tona janë themel i mobilizimit dhe veprimtarisë sonë politike në hapësirat ku jemi të shfrytëzuar e të shtypur – në shkolla, vendet e punës dhe lagjet tona. Ne marrim pjesë në lëvizje sociale ku përpiqemi të zbatojmë parimet tona anti-autoritare si dhe perspektivën tonë revolucionare, por po ashtu krijojmë edhe lëvizje të reja, struktura të përpjekës dhe solidaritetit, si dhe hapësira komunale dhe autonome ku zhvillojmë praktika alternative të organizimit dhe jetesës. Por a po bëjmë mjaftueshëm dhe a jemi të suksesshëm në ndërtimin e anti-pushtetit të nevojshëm për ndryshim të vërtetë? Ne besojmë se anarkizmi, si shprehje politike e interesave të të shfrytëzuarve dhe të shtypurve, mund të ofrojë shumë përgjigje mbi pyetjet urgjente të kohës sonë, por mund të shohim gjithashtu se lëvizjes i mungon ndikimi edhe më i thjeshtë në mekanizmat historik. Ne dëshirojmë të përdorim këtë mbledhje të BAB për reflektim mbi këtë si dhe mbi tema të tjera, me qëllim të zhvillimit të një strategjie që mund të shtynë përpara agjendat tona dhe të na japin një vrull të ri për organizimin dhe mobilizimin tonë të ardhshëm.

Rrjedhimisht, ne ftojmë të gjitha lëvizjet anarkiste dhe anti-autoritare nga vendet e Ballkanit, Evropës dhe kontinenteve të tjera që të na bashkohen në procesin e organizimit të kësaj ngjarje në të gjitha nivelet dhe të fillojnë planifikimin e pjesëmarrjes së tyre në të. Meqenëse do të ketë një tjetër mbledhi të madhe ndërkombëtare anarkiste në Sh. Immier në Korrik 2023, ne duam të krijojmë një lidhje organike midis këtyre dy takimeve. Në veçanti dëshirojmë t’i ftojmë shokët nga kontinentet e tjera që planifikojnë t’i bashkohen takimit në Sh. Immier dhe poashtu të konsiderojnë edhe ftesën tonë që të marrin pjesë në takimin e BAB në Ljubljanë.

Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë rreth procesit dhe detajeve rreth programit të ngjarjes në muajt e ardhshëm. Ju lusim që ta përktheni këtë thirrje në gjuhët tuaja, ta publikoni në mediat tuaja dhe ta shpërndani përmes kanaleve tuaja të komunikimit.

Për më shumë informata, pyetje dhe propozime mund të na kontaktoni përmes e-mail bab2023(at)riseup(dot)net ose ta vizitoni faqen e internetit bab2023.avtonomija.org.

Mbi muret e nacionalizmit dhe të luftës!*

Duke ndërtuar solidaritet dhe rezistencë!

Kuvendi organizativ i BAB 2023

Lubjane, 27 Nëntor, 2022

*Slogan i lëvizjes anarkiste në ish-Jugosllavi që ishte përdorur në mobilizim kundër nacionalizmit dhe luftërave të viteve 90-ta, dhe po ashtu ishte emri i gazetës anarkiste të publikuar në atë kohë nga shokët/shoqet nga shtetet e ndryshme të ish-Jugosllavisë.

Date & Time: 

E premte, 7 July, 2023 - 09:00 to E djelë, 9 July, 2023 - 23:50

Is this a callout or mobilisation?: 

  • international callout

Category: 

  • action/protest/camp
  • book shop/info shop/library
  • discussion/presentation
  • meeting
  • music/concert
  • work space/diy

Argumentë: 

  • Bookfair

Price: 

  • free

email: 

Športna dvorana Tabor
Tabor 13
Slovenia

Libri anarkist ballkanik u pranua për herë të parë në vitin 2003 në Lubjanë, Slloveni dhe që atëherë është organizuar në të gjithë Ballkanin - në gjeografitë e Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Greqisë dhe Rumanisë. Koncepti i BAB nuk ishte kurrë vetëm për librat.

categories: 

  • action/protest/camp / book shop/info shop/library / discussion/presentation / meeting